Tiranë – Ujësjellës Kanalizime Tiranë (UKT) ka rikujtuar qytetarët se tashmë mund të raportojnë më lehtë problemet dhe shqetësimet e tyre përmes website-it zyrtar të institucionit.
Në një njoftim të publikuar në rrjetet sociale, UKT fton qytetarët të përdorin hapësirën “Kërkesa/Ankesa dhe Denonco”, përmes së cilës mund të dërgojnë drejtpërdrejt problematikat te ekipet përkatëse.
Sipas UKT-së, qëllimi është që raportimi i problemeve të jetë më i shpejtë dhe më i aksesueshëm për qytetarët.
“Tashmë raportimi është bërë më i thjeshtë se kurrë!”, thuhet në njoftimin e UKT-së.
Institucioni thekson se zëri i qytetarëve është një element i rëndësishëm për evidentimin e problematikave dhe ndërhyrjen për zgjidhjen e tyre.
Lexo edhe:
Shkolla nis me shpenzime të larta, familjet shqiptare deri në 37 mijë lekë për një fëmijë
Nga sot reduktohen autobusët me 20–30%! Çfarë ndryshon në transportin publik













