Kuvendi i Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme, sot ka votuar ndryshimet e Projektligjit nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Pas marrëveshjes për votimin e Ligjit për Specialen dhe presidentin, Hamza e Kurti shtrëngojnë duart

Ky votim erdhi pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, propozoi që të votohet ky ndryshim i ligjit dhe që të propozohet që Justina Shiroka Pulën të jetë kandidate për presidente.
Kjo e fundit do të merrte edhe votëbesimin e 81 deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke i dhënë kështu fund një krize që zgjaste prej më shumë se dy vitesh. Në votim 1 votë rezultoi pë kandidaten tjetër të propozuar nga Hamza, Eliza Hoxha, ndërsa dy vota rezultuan të pavlefshme.
Por duhet theksuar se kjo marrëveshje e madhe mes palëve duket se u imponua më shumë nga protestat masive që përfshinë vendin 3 javët e fundit pas dënimit me burg të ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare, ku tashmë qytetarët e Kosovës kërkuan reflektimin e menjëhershëm nga klasa politike dhe ngritjen e tyre në lartësinë e shtetit dhe nisjen e mbrojtjes në Apel tashmë të luftës së drejtë pë pavarësinë e vendit
Kush është Justina Shiroka-Pula, presidentja e re Kosovës?

Akademikja Justina Shiroka-Pula është propozuar nga kryeministri Albin Kurti për presidente të Republikës së Kosovës.
Shiroka-Pula aktualisht është kryetare e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK). Në të kaluarën, ajo ka shërbyer edhe si ministre e Energjisë dhe Minierave.
Sipas biografisë së publikuar nga ASHAK-u, Justina Shiroka-Pula ka lindur në vitin 1953 në Prishtinë, ku ka përfunduar shkollimin fillor dhe të mesëm. Në vitin 1976 ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.

Studimet pasuniversitare në fushën e teorisë dhe politikës së zhvillimit ekonomik i ka vijuar në Fakultetin e Shkencave Ekonomike në Zagreb, ku ka diplomuar në vitin 1984.
Karrierën akademike e ka nisur në vitin 1978 në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, fillimisht si asistente e lëndës “Kërkimet Operacionale”. Gjatë karrierës së saj akademike ka kaluar nëpër nivelet e avancimit akademik dhe në vitin 2004 është zgjedhur profesoreshë ordinare.
Gjatë angazhimit të saj në Universitetin e Prishtinës, Shiroka-Pula ka shërbyer si shefe e Departamentit të Menaxhmentit dhe Informatikës, anëtare e Senatit të Universitetit të Prishtinës dhe anëtare e Bordit Drejtues të universitetit.
Ajo ka ndjekur gjithashtu studime, programe postdoktorale dhe trajnime akademike jashtë vendit, përfshirë Universitetin e Linzit në Austri dhe Universitetin e Arizonës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Propozimi i saj për presidente të Kosovës i hap rrugë procedurave institucionale për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës.
Lexo edhe
Hamza refuzon ofertën e Kurtit/ “Nuk pranojmë që UÇK të bëhet objekt transaksioni”
“Kurti e futi në kurth edhe ligjin, edhe vendin”. Haradinaj: Po e çon Kosovën në zgjedhje













