Tirana është kthyer këtë të premte në qendrën e diskutimeve për të ardhmen europiane të Ballkanit Perëndimor. Në Pallatin e Brigadave po zhvillohet Samiti i Liderëve të rajonit për Planin e Rritjes, me temë “Reforma, Rritje, Integrim – Drejt Europës së bashku”.

Në takim marrin pjesë kryeministri Edi Rama, komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, si dhe përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, mes tyre edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Reklame

Në qendër të diskutimeve janë përshpejtimi i reformave, zbatimi i Planit të Rritjes dhe përcaktimi i prioriteteve të reja strategjike për vendet e rajonit.

Një tjetër çështje me rëndësi është integrimi ekonomik i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, përmes forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe afrimit gradual me tregun e përbashkët europian.

Samiti zhvillohet në një moment kur vendet e rajonit po përballen me kërkesën për të përshpejtuar reformat e nevojshme në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Plani i Rritjes synon të mbështesë këtë proces përmes reformave dhe integrimit më të madh ekonomik.

Sipas axhendës, takimi do të përmbyllet në orën 12:30 me një konferencë të përbashkët për shtyp të kryeministrit Edi Rama dhe komisioneres europiane Marta Kos.

Lexo edhe:

Rama pyetet për Ballukun në Bruksel: Askush nuk është mbi ligjin në Shqipëri!

“Tani është e lirë”, Rama për Spiropalin: Nuk ka pse të më ndjekë më!

Reklame