Mbi 900 gramë kokainë janë sekuestruar nga Policia gjatë një operacioni të zhvilluar në kuadër të planit “Shkolla të Pastra”. Në pranga ka rënë një 34-vjeçar, i identifikuar si Domeniko Vata, i cili dyshohet se transportonte lëndën narkotike me automjet për ta shitur në afërsi të shkollave dhe ambienteve të frekuentuara nga të rinjtë në Kamëz dhe Fushë-Krujë.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrollit të automjetit tip “Toyota Yaris”, në bulevardin “Nënë Tereza”, u gjet një pako me 505.6 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Reklame

Kontrollet vijuan edhe në banesën e 34-vjeçarit, ku u gjetën dhe u sekuestruan 397 gramë të tjera të së njëjtës lëndë.

Në total, Policia sekuestroi mbi 900 gramë kokainë, automjetin që përdorte i dyshuari dhe një telefon celular.

Sipas hetimeve paraprake, lënda narkotike dyshohet se ishte siguruar për t’u shitur pranë shkollave dhe ambienteve të tjera që frekuentohen nga të rinjtë në Kamëz dhe Fushë-Krujë.

Arrestimi u krye nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në kuadër të një tjetër faze të operacionit të koduar “Shkolla të Pastra”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. I arrestuari prezumohet i pafajshëm deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.

Lexo edhe

Parashikimi i motit 27 nëntor/ Shi në gjithë vendin, stuhi në jug dhe borë në veri-verilindje

Horoskopi për ditën e premte, 27 nëntor 2026. Parashikimi i yjeve për secilën shenjë

Reklame