Advertisement

Protesta në Shkodër është shoqëruar me incidente pranë selive të dy partive kryesore politike. Protestuesit kanë thyer me gurë xhamat e selisë së Partisë Socialiste, ku ndodhej një kordon policie, ndërsa më pas kanë vijuar marshimin drejt selisë së Partisë Demokratike.

Sipas informacioneve paraprake, në selinë e PD-së protestuesit kanë thyer derën dhe janë futur brenda ambienteve të godinës.

Reklame

Gjatë zhvillimeve, Policia ka shoqëruar disa të rinj, ndërsa nuk ka ende informacion të plotë mbi identitetin e tyre apo arsyet konkrete të shoqërimit.

Incidentet në Shkodër vijnë në kuadër të protestave që janë shoqëruar me tensione dhe përplasje në disa qytete të vendit.

Lexo edhe

PD në krah të protestuesve: Kërkojmë dorëheqjen e Ramës dhe zgjedhje të parakohshme

PD në mbrojtje të studentëve protestues, vë në dispozicion avokatët 24/7 dhe publikon numrin e emergjencës

Reklame