Demokratët Evropianë kanë reaguar për rastin e 28-vjeçarit Erjon Vishkulli, i cili u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës në Tiranë, duke kërkuar hetim të pavarur dhe llogaridhënie për përdorimin e forcës nga policia.

Në reagimin e tyre, Demokratët Evropianë thekosojnë se i riu u qëllua në sy me një plumb gome nga policia dhe se shikimi i tij është në rrezik.

Reklame

Ata kanë kritikuar gjithashtu kryeministrin Edi Rama, duke pretenduar se ai është përpjekur t’i atribuojë vetes meritat për sigurimin e trajtimit mjekësor të të riut, ndërsa shtojnë se ky pretendim është kundërshtuar publikisht nga familja e Vishkullit.

Demokratët Evropianë kërkojnë dhënien fund të asaj që e cilësojnë si dhunë joproporcionale nga policia, duke theksuar se Shqipëria ka nevojë për llogaridhënie dhe jo për vetëpromovim politik në kurriz të një të riu të plagosur.

Reagimi i PDE / EDP – Demokratët Evropianë:

Në Tiranë, 28-vjeçari Erjon Vishkulli u qëllua në sy nga një plumb gome i policisë. Shikimi i tij tani është në rrezik. Ne kërkojmë një hetim të pavarur, llogaridhënie dhe dhënien fund të dhunës joproporcionale nga ana e policisë.

E çfarë bën Edi Rama? Ai përpiqet t’i atribuojë vetes meritat për sigurimin e trajtimit mjekësor të të riut — një pretendim që është hedhur poshtë publikisht nga vetë familja e Erjonit.

Z. Rama, mbrojtja e qytetarëve është detyra juaj, jo një akt bujarie personale. Kujdesi mjekësor është një e drejtë, jo një favor nga Kryeministri.

Shqipëria ka nevojë për llogaridhënie, jo për vetëpromovim politik në kurriz të një të riu të lënduar, Erjon Vishkulli

PDE

Lexo edhe

Erjon Vishkulli pritet t’i nënshtrohet operacionit të dytë, vëllai: Mjekët na dhanë shpresa për syrin

Erjon Vishkulli mbërrin në Itali, protestuesi i plagosur në sy do t’i nënshtrohet një tjetër operacioni

Reklame