Protesta studentore po zhvendoset edhe në auditorët e universiteteve. Studentë që po marrin pjesë në tubim kanë hyrë në ambiente mësimore dhe u kanë bërë thirrje kolegëve të tyre të ndërpresin mësimin e t’u bashkohen protestave.

“Bashkohuni me ne!”, është thirrja që u drejtojnë studentëve të tjerë, në përpjekje për të zgjeruar pjesëmarrjen në protestë.

Reklame

Gjatë lëvizjes së tyre nëpër auditore, studentët kanë kërkuar që kolegët të dalin nga mësimi dhe t’i bashkohen kauzës së tyre.

Protesta po shtrihet kështu edhe brenda universiteteve, ndërsa mbetet për t’u parë nëse thirrjet do të sjellin rritje të pjesëmarrjes së studentëve në tubime.

Lexo edhe

Studentët në marshim drejt Ministrisë së Arsimit, protesta merr drejtim të ri

Berisha hedh akuza për protestën: “Banda e mikrofonit” vendoste kush lejohej të fliste

 

Reklame