Advertisement

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka zhvilluar kontrolle mesditën e kësaj të marte në ambientet e Bashkisë së Tiranës.

Burime për mediat bëjnë me dije se agjentët e SPAK kanë ushtruar kontrolle në institucion dhe kanë sekuestruar disa dokumente.

Reklame

Deri në këto momente nuk ka të dhëna zyrtare lidhur me objektin e kontrolleve apo dokumentet e sekuestruara.

Operacioni mësohet se është ende në vijim, ndërsa priten informacione të reja në lidhje me veprimet e Prokurorisë së Posaçme dhe arsyet e ndërhyrjes në Bashkinë e Tiranës.

Detaje të tjera pritet të bëhen publike në vijim, në varësi të zhvillimeve të operacionit dhe informacionit zyrtar nga autoritetet.

Lexo edhe:

“130 mln euro nga djegësi i Tiranës”, Berisha: Asnjë zyrtar i prangosur, ku është SPAK

HETIMET/ Në 4 vite, 2.4 milionë euro nga Bashkia Tiranë! “One Albania” dhe “Gogel” nën lupën e SPAK

Reklame