Advertisement

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin “Tri Ura” në Lushnje, ku një automjet tip BMW është përplasur me një kalë që ka dalë papritur në rrugë.

Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka ndodhur në kushte errësire, dhe drejtuesi i mjetit nuk ka arritur të shmangë kafshën që iu shfaq papritur përpara.

Reklame

Si pasojë e aksidentit, bashkëshortja e drejtuesit, e cila ishte pasagjere në automjet, ka mbetur e lënduar dhe është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Aktualisht nuk bëhet e ditur gjendja e saj shëndetësore.

Policia po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit dhe për të përcaktuar shkakun e përplasjes.

Reklame