Kukës – Prefektura e Qarkut Kukës ka bërë publike informacionin mbi situatën e krijuar nga kushtet atmosferike deri në orën 08:10 të datës 21 janar 2026.

Sipas njoftimit zyrtar, territori i qarkut është përfshirë nga reshje bore me intensitet të ulët, ndërsa subjektet kontraktore kanë qenë në terren gjatë gjithë kohës, duke vijuar pastrimin e rrugëve dhe kriposjen e tyre për të garantuar sigurinë në qarkullim.

Reklame

Akset rrugore

Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme.

Nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk raportohen problematika deri në këto momente.

Furnizimi me energji elektrike

I gjithë Qarku Kukës furnizohet normalisht me energji elektrike, me përjashtim të:

Fshatit Gëdhesht, Njësia Administrative Malzi – 13 abonentë pa energji

Fshatit Shtrezë, Njësia Administrative Topojan, Bashkia Kukës – 15 abonentë pa energji

Njësia Administrative Bujan, Bashkia Tropojë – ndërprerje e pjesshme e energjisë elektrike

Furnizimi me ujë të pijshëm

Furnizimi me ujë të pijshëm vijon sipas orareve të përcaktuara nga D.R.U.K. Kukës.

Autoritetet lokale mbeten në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe në kontakt të pandërprerë për çdo zhvillim të mëtejshëm.

Reklame