Tiranë – Gjatë orëve të natës, në territorin e vendit janë regjistruar reshje shiu me intensitet mesatar, ndërsa në zonat veriore dhe juglindore reshjet janë shndërruar në dëborë, duke krijuar kushte tipike dimërore në disa segmente rrugore.
Sipas informacioneve zyrtare, të gjitha akset rrugore janë të hapura dhe qarkullimi vijon normalisht, falë ndërhyrjes së vazhdueshme të strukturave përgjegjëse dhe kontraktorëve të mirëmbajtjes.
Akse me reshje dëbore
Reshjet e dëborës janë evidentuar në disa rajone të vendit:
Në Rajonin Verior:
Bajram Curri – Valbonë
Ura e Bujanit – Qafë Morinë
Bujan – Qafë Morinë (Doganë)
Sopot – Kerrnaj
Qafë Mejdan – Tropojë – Buçaj
Fierzë – Bajram Curri
Bulqizë – Peshkopi
Kukës – Shishtavec
Kukës – Bushtricë
Kukës – Krumë
Bogë – Theth
Dedaj – Razëm
Në Rajonin Qendror:
Trau i Dajtit – Qafë Priskë – Qafë Mollë
Në Rajonin Jugor:
Qafë Thanë – Kapshticë
Qukës – Qafë Plloçë
Maliq – Kufi Gramsh
Korçë – Voskopojë
Boboshticë – Dardhë
Ersekë – Leskovik – Tre Urat
Muzinë
Ndërhyrje në terren dhe apel për kujdes
Kontraktorët e mirëmbajtjes rrugore, me mjete dhe punëtorë në terren, kanë ndërhyrë pa ndërprerje për pastrim të akseve dhe shpërndarje të kripës, me qëllim parandalimin e ngricave dhe garantimin e sigurisë në qarkullim.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, veçanërisht në akset ku ka prezencë dëbore dhe temperatura të ulëta.














