Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka tronditur qytetin e Lezhës në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 01:50, në një ambient parkimi (garazh), pranë zonës së njohur si “Mileniumi”, ku dyshohet se një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në një automjet tip “Benz”.

Reklame

Mësohet se makina ishte në pronësi të Aleksandër Ndojës, i cili është një emër i njohur për policinë.

Nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet e nevojshme për dokumentimin e rastit.

lexo edhe

Parashikimi i motit për ditën e sotme 4 nëntor 2026

Horoskopi 4 nëntor 2026. Parashikimi i yjeve për secilën shenjë

Reklame