Një konflikt mes disa të rinjve ka përfunduar me plagosjen me thikë të një 19-vjeçari në qytetin e Korçës. Ngjarja është regjistruar këtë pasdite në lagjen nr. 11, ku i dëmtuar ka mbetur i riu me inicialet M.A.
Pas incidentit, policia ka arrestuar një 23-vjeçar me inicialet R.I., i dyshuar si autor i plagosjes.
Sipas informacioneve paraprake, 23-vjeçari dyshohet se ka shkelur edhe masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Gjatë kontrollit, atij i është gjetur edhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis sativa.
Ndërkohë, 19-vjeçari, i cili ka marrë një plagë në kofshë, është dërguar në Spitalin e Korçës. Sipas të dhënave paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e konfliktit dhe për të dokumentuar plotësisht ngjarjen.
Lexo edhe
Protesta e 24 tetorit, Policia arreston 23 persona dhe shpall në kërkim 30 të tjerë (EMRAT)
Tensione në protestë, policia ndërhyn dhe shoqëron protestuesit














