Advertisement

Adriatik Lapaj dhe aktivistët e lëvizjes “Shqipëria Bëhet” janë rikthyer sërish para Kryeministrisë, pas largimit të tyre nga policia gjatë protestës së Partisë Demokratike.

Lapaj akuzoi policinë dhe kryeministrin Edi Rama se kanë tentuar ta përplasnin me protestuesit demokratë. Ai theksoi se nuk e lejoi që kjo të ndodhte dhe se aktivistët e lëvizjes janë vendosur pranë Kryeministrisë për të vazhduar protestën e tyre pa incidente.

Reklame

“U dërgoj përshëndetje demokratëve, por Rama dhe policia donte të më fuste në konflikt me ta. Ndaj u shtyva pak më tutje. Deri tani ka qeverisur me metodën ‘përça dhe sundo’, nuk ia dhashë këtë kënaqësi”, deklaroi Lapaj.

Reklame