Advertisement
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier–Patos, në zonën e njohur si “Transport”, pranë një karburanti.
Sipas informacioneve të para, një automjet i drejtuar nga një punonjës policie i ka prerë rrugën një mjeti tjetër, duke shkaktuar përplasjen mes tyre.
Reklame
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, por mjetet kanë pësuar dëme materiale.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit për të përcaktuar përgjegjësitë.
Reklame














