Edi Rama ka mbajtur një deklaratë me rastin e Ditës së Europës, ku theksoi rëndësinë e rrugës së Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimi Europian dhe e cilësoi Europën si “ëndërr dhe tokë të premtuar” për shqiptarët.
Në aktivitetin e zhvilluar në Tiranë, në praninë e ambasadorit të delegacionit të BE-së, Silvio Gonzato, Rama u shpreh se për shqiptarët Europa ka qenë historikisht simbol i lirisë dhe hapjes, sidomos pas periudhës së izolimit.
Ai theksoi se integrimi europian është “mision kombëtar i pandryshueshëm”, duke shtuar se Shqipëria e ka të qartë eksperiencën e të jetuarit e izoluar dhe për këtë arsye e konsideron BE-në si rrugën e vetme të qëndrueshme për të ardhmen.
Kryeministri vuri gjithashtu theksin te reforma në drejtësi, duke e cilësuar atë si një proces pa precedent në rajon dhe si një element kyç në afrimin e vendit me standardet europiane.
Sipas tij, bashkëpunimi me institucionet europiane ka qenë vendimtar në ndërtimin e institucioneve të shtetit të së drejtës dhe në forcimin e sistemit gjyqësor në Shqipëri.
Rama shtoi se organizimi i ardhshëm i Kongresit Botëror të Ligjit në Shqipëri është një tjetër dëshmi e progresit të vendit dhe e besimit ndërkombëtar në reformat e ndërmarra.
Në përfundim të fjalës së tij, ai u shpreh se Shqipëria ndodhet në një “rrugë pa kthim” drejt BE-së dhe se afrimi me Europën përfaqëson garanci për shtetin e së drejtës dhe të ardhmen e vendit.














