Tiranë – Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste dhe anëtarët e qeverisë. Takimi do të zhvillohet në orën 10:00, në Pallatin e Brigadave.

Në fokus të mbledhjes pritet të jetë organizimi i socialistëve në terren përmes nismës “Prania Besnike”, ndërsa në tryezë pritet të jetë edhe çështja e ndryshimeve të mundshme në kabinetin qeveritar.

Reklame

Takimi zhvillohet një ditë pas mbledhjes së zhvilluar në Vilën e Kuqe në Tiranë, ku Rama mblodhi drejtuesit politikë, ministrat dhe zëvendësministrat.

Gjatë takimit të djeshëm, që zgjati më shumë se katër orë, u diskutua për kalendarizimin e nismës “Prania Besnike” në territore të ndryshme, si edhe për ndryshimet ligjore që lidhen me platformën “PasqyrAlbania”.

Pas mbledhjes, qeveria bëri publike një sërë vendimesh dhe projektligjesh që prekin fusha të ndryshme, përfshirë mbrojtjen e mjedisit, rindërtimin, sigurinë publike, administrimin e objekteve të konfiskuara dhe marrëveshjet fiskale me vende të tjera.

Mbledhja e sotme pritet të shërbejë për përcaktimin e drejtimeve të mëtejshme të qeverisë dhe Partisë Socialiste.

Në qendër të vëmendjes mbeten lëvizjet e mundshme në kabinet, ndërsa ende nuk është bërë e ditur nëse kryeministri Rama do t’i formalizojë sot ndryshimet e paralajmëruara.

Mbledhja nis në orën 10:00 në Pallatin e Brigadave.

 

 

Lexo edhe

Durrës, dy shpërthime me lëndë plasëse brenda pak minutash, njëri në lokalin e ish-të dënuarit për vrasje

Aksident tragjik në Mirditë, makina përfundon në greminë – humb jetën 20-vjeçari, dy të tjerë në gjendje të rëndë (FOTO+EMRI)

Reklame