Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kritikave të opozitës për masat e reja fiskale, duke paralajmëruar se qeveria do të paraqesë qëndrimin e saj gjatë miratimit të buxhetit.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama iu përgjigj kritikave me tone të ashpra, duke shkruar: “Flisni, flisni për masat e reja fiskale, grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes me dokumenta pune të dalë gjysma-gjysma”.

Reklame

Kryeministri njoftoi se të nesërmen qeveria do të prezantojë qëndrimin e saj, në kuadër të miratimit të buxhetit që, sipas tij, kalon për herë të parë pragun e 10 miliardë eurove.

Rama e cilësoi atë si “paketën më ambicioze të rishpërndarjes së rritjes ekonomike”, duke e vendosur theksin te politikat që qeveria synon të zbatojë përmes buxhetit të ri.

Reagimi vjen pas deklaratave të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili kundërshtoi masat fiskale të paralajmëruara dhe pretendoi se ato do të rrisin barrën tatimore për bizneset dhe do të ndikojnë në çmime.

Detajet përfundimtare të masave dhe ndikimi i tyre mbi bizneset e qytetarët pritet të sqarohen nga qeveria gjatë prezantimit të paketës dhe diskutimit të buxhetit.

 

lexo edhe

TVSH më e ulët për disa ushqime, tatim 32% mbi 670 mijë lekë rrogë: Kush përfiton nga paketa e re?

Paketë e re fiskale, Berisha ngre alarmin për bizneset: Do të rriten taksat dhe çmimet

Reklame