Advertisement

Që në orët e para të mëngjesit të së hënës, Policia e Pukës ka zhvilluar një operacion të gjerë në fshatin Orosh, në njësinë administrative Fushë Arrëz. Sipas informacioneve paraprake, uniformat blu kanë rrethuar një banesë ku dyshohet se është strehuar një person i shpallur në kërkim.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se drejt zonës janë nisur edhe forcat speciale RENEA nga Tirana për të asistuar në operacion.

Reklame

Aktualisht, nuk ka ende një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit dhe nuk janë bërë publike detaje mbi identitetin e personit të kërkuar apo dinamika e aksionit. Operacioni vijon.

Reklame