Advertisement

Pas vizitës së kryedemokratit Sali Berisha, edhe kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikes.

Mësohet se Rama do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, që do të zhvillojë punime në datat 22 deri më 28 shtator.

Reklame

Rama pritet të zhvillojë edhe takime me shqiptarët në shtetin e Michigan-it, parashikuar të mbahet më datë 20 shtator.

Kjo do të jetë vizita e dytë në SHBA brenda vitit, pasi kryeministri udhëtoi në muajin shkurt për të marrë pjesë në mbledhjen e Bordit të Paqes.

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar për datat e udhëtimit, ndërsa në vijim priten edhe detaje të tjera nga agjenda.

Lexo edhe:

Rama publikon rrugën e transformuar të Komanit: Një peizazh spektakolar

Vendimi i Gjykatës së Lartë për Veliajn, reagon Rama: E lanë Tiranën pa kokë!

Reklame