Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të tretën natë me radhë, janë mbledhur shumë qytetarë për të kundërshtuar aktgjykimin dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të cilët u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Sipas gazetarit të Klan Kosova, Kastriot Tahiri, protestuesit po zënë vendet para objektit të Qeverisë dhe pranë imazheve të katër ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa kërkesa kryesore e tubimit është drejtësia dhe ndryshimi i vendimit të shkallës së parë në Hagë.

Reklame

“Tashmë na ndajnë edhe më pak se një orë deri në kohën kur është caktuar për të protestuar këtu në sheshin Skënderbeu për verdiktin që u dha të mërkurën për katërshen e UÇK-së e që ishte dënues me 81 vjet burgim për katërshen. Sigurisht sikur sot paradite, njëjtë edhe tash po kërkohet drejtësi për katërshen e UÇK-së dhe për zhbërë vendimin të cilën e kanë marrë në Hagë në Dhomat e Specializuara në shkallën e parë. Ajo çka vlen të ceket është tashmë qytetarët kanë filluar të mbushin sheshin dhe t’i zënë vendet para objektit të Qeverisë dhe para imazheve të katërshes së UÇK-së”, ka thënë Tahiri.

Protesta zhvillohet me moton “Në mbrojtje të UÇK-së”, ndërsa një nga mesazhet e përcjella nga protestuesit ishte “Jo në emrin tim!”.

Katër kërkesat e protestuesve, në mes tyre shkarkimi i Gërvallës dhe zhbërja e Speciales

Në protestën e paradites se sotme të organizuar nga OVL e UÇK-së u lexuan katër kërkesat e protestuesve, për të cilat thanë se ka përgjegjësi edhe për qeveritarët edhe për Presidencën, raporton Ekonomia Online.

Kërkesat e lexuara:

Kërkesa nr.1: Shfuqizim ose ndryshim i ligjit për Dhomat e Specializuara.

Kërkesa nr.2: Shkarkimi i ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla

Kërkesa nr.3: Mbështetje e pakufizuar dhe fonde të mjaftueshme për mbrojtjen që ju duhet krerëve të UCK dhe kombit tonë

Kërkesa nr.4: Angazhimin e ekspertëve më të mirë ndërkombëtarë.

Lexo edhe :

A shuhet dënimi i ish luftëtarëve të UÇK-së duke shkrirë Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë?

Kush e çoi Kosovën në Hagë? Historia që duhet lexuar përpara se të gjykojmë Specialen

Reklame