Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar kërkesën e Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetes Belinda Balluku.

Gjatë votimit në seancën plenare, kërkesa e prokurorisë nuk mori mbështetjen e shumicës parlamentare, duke u rrëzuar me 82 vota kundër.

Reklame

Shumica socialiste votoi kundër dhënies së autorizimit për arrestim, ndërsa opozita kishte kërkuar që Kuvendi t’i hapte rrugë drejtësisë duke miratuar kërkesën e SPAK.

Debati në Kuvend u shoqërua me akuza dhe kundërakuza mes palëve politike, ku opozita e cilësoi vendimin si mbrojtje politike ndaj Ballukut, ndërsa përfaqësuesit e shumicës argumentuan se kërkesa e SPAK nuk ishte e mbështetur në prova të mjaftueshme dhe se deputetja nuk ushtron më funksione ekzekutive.

Votimi për këtë çështje erdhi pas një dite të tensionuar politike, ndërsa jashtë ambienteve të Parlamentit opozita kishte thirrur edhe protestë kundër qeverisë.

Reklame