Aurela Gaçe ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas zhurmës së krijuar ditët e fundit rreth videove intime që po qarkullojnë online.
Në një postim ku njoftonte se do të performojë në Londër më 4 tetor, këngëtarja është përballur me një koment provokues nga një ndjekëse, e cila shkroi: “Po po, mezi po presim të gjithë të dalë dhe videoja jote”.
Gaçe iu përgjigj drejtpërdrejt: “Prit zemër, vetëm do presësh mbas videos së mamit dhe gruas tënde.”
Në të njëjtën pjesë të komenteve, një tjetër ndjekës e pyeti me ironi: “Kush e ka organizuar Adi?”, ndërsa këngëtarja u përgjigj shkurt: “Motra jote”.
Reagimi i fundit vjen një ditë pasi Gaçe mohoi publikisht çdo përfshirje në materiale intime dhe paralajmëroi se do të ndjekë rrugë ligjore ndaj pretendimeve që ajo i konsideron shpifje.
Këtë herë, këngëtarja ka zgjedhur të mos heshtë, duke iu përgjigjur drejtpërdrejt komentuesve që e kanë provokuar në rrjetet sociale.
Lexo edhe
Videot intime të personazheve publike, reagon Aurela Gaçe: Dinjiteti im s’mund të përdhoset
Videot intime tronditin rrjetin, reagojnë Fifi dhe Rozana: Nuk jemi në videot që qarkullojnë














