Advertisement

Tiranë – Një grabitje me vlerë rreth 20 mijë euro ka ndodhur në një bankë të nivelit të dytë në kryeqytet, ndërsa autori është arrestuar pak minuta pas ngjarjes.

Sipas burimeve policore, autori i dyshuar është Bardhyl Fusha, i cili arriti të marrë shumën e parave, por u kap nga efektivët teksa po largohej nga zona.

Reklame

Policia ndërhyri menjëherë pas sinjalizimit për grabitjen, duke bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e tij. Ndërkohë, është siguruar edhe një foto e autorit.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, mënyrën e realizimit të grabitjes si dhe për të verifikuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë.

Reklame