Policia e Shtetit ka proceduar penalisht 7 shtetas pas protestës së organizuar nga Partia Demokratike mbrëmjen e 8 majit 2026 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë tubimit disa persona kanë hedhur lëndë djegëse molotov dhe mjete piroteknike, ndërsa kanë kundërshtuar dhe goditur me sende të forta efektivët e policisë.
Si pasojë e incidenteve, raportohet se kanë mbetur të lënduar tre punonjës policie.
Nga 7 personat e proceduar, 6 akuzohen për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.
Ndërkohë, një tjetër shtetas, i identifikuar si deputet, është proceduar për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”. Mesohet se hetimi ka nisur ndaj deputetit demokrat,Klevis Balliu për organizim të paligjshëm.
Gjatë veprimeve policore janë sekuestruar një shishe molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta që dyshohet se janë përdorur gjatë protestës.














