Dy turistët francezë që u përfshinë në aksident paraditen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Korçë tek kryqëzimi i fshatit Çerravë  janë nisur me ambulancë për në spitalin e traumës në kryeqytet.

Burime pranë spitalit të Pogradecit thanë se të dy të lënduarit pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore pranë këtij spitali e kishin urgjente transferimin në kryeqytet, pasi kishin “Politraumë” e cila trajtohet vetëm në kryeqytet.

Reklame

Me më shumë plagë nga të dy të plagosurit paraqitet gruaja. Dy të turistët ishin duke udhëtuar me motor nga Korça në drejtim të Pogradecit dhe pranë kryqëzimit të Çerravës mjeti tip BMË ju ka prerë rrugën duke shkaktuar përplasjen.

Lexo edhe:

Aksident në aksin Korçë–Pogradec, dy të plagosur jashtë rrezikut për jetën

Aksident në rrugën Pogradec-Lin, përplasen dy automjete pranë Pojskës – dy të plagosur nisen drejt spitalit

Reklame