Protesta kombëtare e thirrur nga opozita ka vënë në gatishmëri strukturat e Policisë së Shtetit. Në Qarkun Dibër, forcat e policisë janë dislokuar pranë hyrjes së tunelit të Murrizit, ku po monitorojnë dhe kontrollojnë automjetet që lëvizin në drejtim të Tiranës.

Sipas informacioneve nga terreni, efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër kanë ndaluar disa automjete për kontrolle, bazuar në dyshimet se në to mund të udhëtonin persona që mund të përfshiheshin në incidente gjatë protestës në kryeqytet.

Reklame

Megjithatë, deri në momentin e raportimit, nuk është konstatuar ndonjë person apo rrethanë e dyshimtë, sipas informacionit të bërë publik.

Kontrollet në Rrugën e Arbrit para protestës në Tiranë

Kontrollet janë përqendruar në një nga akset që lidh Dibrën me kryeqytetin, ndërsa qytetarë nga ky qark po udhëtojnë drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e opozitës.

Pjesa më e madhe e protestuesve nga Dibra po përdorin automjetet private për të mbërritur në kryeqytet.

Prania e shtuar e forcave të policisë dhe ndalimi i automjeteve vijnë në kuadër të masave të marra për protestën kombëtare, ndërsa deri tani nuk raportohet për incidente në këtë segment të Rrugës së Arbrit.

Lexo edhe

“Fletërrufetë” e komunizmit? Dhoma e Avokatisë Sarandë kritikon Ramën për publikimin e fotove të protestuesve

Policia identifikon protestuesit përmes kamerave dhe rrjeteve sociale, Demo: Kemi qindra orë filmime

Reklame