Ftesa për dialog e kryeministrit Edi Rama është refuzuar në mënyrë simbolike nga protestuesit, të cilët u kanë vënë flakën karrigeve dhe letrave të vendosura para Kryeministrisë.

Materialet ishin vendosur më herët gjatë ditës, si pjesë e ftesës së Ramës për zhvillimin e një dialogu me protestuesit. Por, në vend që t’i përgjigjen ftesës, protestuesit kanë zgjedhur t’i djegin ato, duke shprehur kundërshtimin ndaj nismës së kryeministrit.

Reklame

Veprimi vjen në një klimë të tensionuar, ndërsa protestat kundër qeverisë vijojnë dhe përpjekjet për dialog nuk kanë sjellë deri tani një rezultat të dukshëm.

Djegia e karrigeve dhe letrave shërben si një tjetër shenjë e refuzimit të ftesës së Ramës nga protestuesit, të cilët vijojnë të shprehin pakënaqësinë e tyre para godinës së Kryeministrisë.

 

Lexo edhe

Policia identifikon protestuesit përmes kamerave dhe rrjeteve sociale, Demo: Kemi qindra orë filmime

Kallëzim në SPAK ndaj Skënder Hitës, Ramës dhe Ervin Demos për dhunën në protesta

Reklame