Advertisement

Debate të forta në mbledhjen me dyer të mbyllura të Kryesisë së Partisë Demokratike e cila vijon punimet me dyer të mbyllura prej orës 14:00.

Pas foltoreve të zhvilluara secili në mënyrën e tij, Sali Berisha dhe Ervin Salianji u takuan përballë njëri-tjetrit gjatë mbledhjes.

Reklame

Burime nga mbledhja bëjnë me dije se ka pasur debate të ashpra mes demokratëve.

Deputetët Blend Himçi dhe Elda Hoti ja thonë në sy Salianjit: “Firmosëm për Endri Shabanin se na e kërkove ti. Na more në telefon dhe na kërkove si nderë që ti japim firmën. Pastaj dole ne TV dhe the dhënia e firmavr ishte gabim”.

Madje Himçi ka informuar Kryesinë se ish-deputeti Salianji përmes Suel Çelës dhe Sara Miles po tenton të organizojë takim në Elbasan, duke e shitur si takim me demokratë.

Reklame