Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Polinomi 2”, në vijim të hetimeve për goditjen e një grupi të dyshuar kriminal që ishte objekt i një operacioni të mëparshëm me të njëjtin emër.

Gjatë kontrolleve në dy banesa u sekuestruan rreth 77 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, një pistoletë, një pushkë pneumatike, municion luftarak dhe sende të tjera që dyshohet se përdoreshin për veprimtari kriminale.

Reklame

Në pranga ranë Gjovalin Sheja, 49 vjeç, dhe Kujtim Sheja, 57 vjeç, ndërsa Kristjan Sheja, 24 vjeç, djali i Kujtim Shejës, është shpallur në kërkim.

Sipas Policisë së Shkodrës, gjatë kontrollit në banesën e Gjovalin Shejës në fshatin Abat u gjetën dhe u sekuestruan 10 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Ndërsa në banesën e Kujtim Shejës, në Grudë të Re, u zbuluan rreth 66.8 kilogramë kanabis, të ndarë në thasë, një pistoletë me krehër me fishekë, një pushkë pneumatike, municion për armë zjarri dhe armë gjahu, aksesorë armësh, një shkop metalik, dy radio marrëse-dhënëse, një peshore elektronike dhe tri pajisje optike.

Policia vijon punën për kapjen e Kristjan Shejës dhe dokumentimin e plotë të veprimtarive të dyshuara kriminale.

Lexo edhe

E kërkonin në Itali për një vrasje të vitit 2000, policia i troket në derë në Vlorë! (EMRI)

“Drejtësi për Arlindën!” Prishtina nuk ndalet, protestuesit bllokojnë rrugën pranë policisë

Reklame