Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Feta Matajn, bashkëshortin e ish-drejtoreshës së filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj.
Mataj u arrestua pak ditë më parë nga strukturat e krimit ekonomik, në kuadër të hetimeve për skandalin financiar në filialin e Postës së Durrësit.
Sipas hetimeve, një prej punonjëseve të filialit ka deklaruar se Feta Mataj u kërkonte punonjëseve shumën prej 25 mijë lekësh çdo muaj, të cilën ato e konsideronin si një “gjobë”.
Feta Mataj kishte mbajtur më herët detyrën e zv.drejtorit të ndërmarrjes së pastrim-gjelbërimit në Bashkinë Durrës.
Çështja lidhet me hetimet për përvetësimin e rreth 69 milionë lekëve, fonde të destinuara për pagesat e pensioneve dhe ndihmave sociale në filialin e Postës së Durrësit.
Për të njëjtën dosje, ish-drejtoresha Elisabeta Mataj ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Hetimet për zbardhjen e plotë të skemës dhe përgjegjësive vijojnë.
Lexo edhe
Zhdukja e 700 mijë € nga Posta Shqiptare në Durrës, “arrest me burg” për ish-drejtoreshën














