Këngëtari Taulant Hoti është plagosur me armë zjarri paraditen e sotme në fshatin Shtoj të Shkodrës. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 10:40, në ambientet e jashtme të një lokali.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, Hoti është qëlluar në këmbë nga një person ende i paidentifikuar. Ai është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.
Pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e incidentit dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për të zbardhur rrethanat dhe për të dokumentuar ngjarjen.
Deri tani nuk ka informacion zyrtar për motivin e plagosjes apo për identitetin e personit që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri.
Lexo edhe
Tensione në protestë, policia ndërhyn dhe shoqëron protestuesit














