Advertisement

Prokuroria e Sarandës ka dërguar në gjyq Albi Mecinin, Sebastjan Latajn dhe Sofokli Baxherrin,të akuzuar për rrëmbimin e Leonard Theodhorit, dhe Fatmir Sulovarit (Krasniqit), ngjarje e ndodhur në vitin 2023.

“Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.169/2023 dhe 369/2025 (ndarë nga procedimi penal nr.169/2023) në lidhje me ngjarjes e rrëmbimit të shtetasve L.Th. dhe F. S., dërgohet për gjykim çështja penale në ngarkim të të pandehurve si më poshtë: A. M, i dyshuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” parashikuar në nenin 109/3 dhe 25 të K.Penal; S. B,  i dyshuar për veprën penale “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” parashikuar nga neni 305/b i K.Penal; dhe  S. L, dyshuar për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorrike” parashikuar nga neni 141/a/2 i K.Penal”, njoftoi prokuroria.

Reklame
Reklame