Një tjetër ambient ku magazinoheshin lëndë piroteknike është zbuluar në Tiranë, në kuadër të operacionit policor “Fireworks 3”. Në magazinën që administronte te “Tregu Çam”, policia gjeti 1853 fishekzjarre, ndërsa në pranga përfundoi 51-vjeçari Dylber Koni.

Sipas Policisë së Tiranës, ai nuk dispononte licencë për shitjen e këtyre mallrave dhe as dokumentacion për blerjen e tyre.

Reklame

Nga hetimet paraprake dyshohet se 51-vjeçari u kishte shitur lëndë piroteknike personave të maskuar, të dyshuar për përfshirje në veprime të dhunshme gjatë tubimit të 24 tetorit 2026.

Vijon operacioni “Fireworks”

Operacioni “Fireworks 3” synon identifikimin dhe ndalimin e personave që dyshohet se furnizojnë pjesëmarrësit në tubime me sende të kundërligjshme, të përdorura për kryerjen e veprimeve të dhunshme ndaj punonjësve të policisë dhe objekteve publike e private.

Gjatë kontrollit në ambientin që Koni administronte në rrugën “Çamëria”, shërbimet e policisë sekuestruan 1853 fishekzjarre.

Një ditë më parë, policia kishte sekuestruar gjithashtu 47 pako me fishekzjarre në një banesë në rrugën “Zela”, në Tiranë, si pjesë e të njëjtit operacion.

Materialet i kalojnë Prokurorisë

51-vjeçari u arrestua në flagrancë nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Dyshimet për shitjen e lëndëve piroteknike personave të përfshirë në veprime të dhunshme mbeten pjesë e hetimit.

Lexo edhe:

Berisha kërcënon me ndëshkime policët: “Do të dënoheni për krime të rënda, do pësoni fatin e Ramës”

Denoncoi dhunën, u kthye në shtëpi e shoqëruar nga policia dhe u vra/ Kosova kërkon përgjegjësi institucionale

Reklame