Advertisement

Sekretari i Përgjithshëm i Partia Demokratike e Shqipërisë, Flamur Noka, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ish-deputetit Ervin Salianji, i cili një ditë më parë pretendoi se lëvizja e tij politike kishte “tronditur sistemin” dhe “ringjallur shpresën”.

Në një reagim publik, Noka akuzon Salianjin se prej muajsh ka sulmuar opozitën dhe lidershipin e saj, pa adresuar kritika ndaj kryeministrit Edi Rama.

Reklame

“Ka 5 muaj nga mëngjesi në darkë që vetëm bën opozitarin e opozitës duke sulmuar Berishën dhe PD-në. Asnjë gërmë kundër Padronit Rama, ndërsa tani del e thotë se tronditi sistemin,” shprehet Noka.

Ai shton se veprimet e Salianjit nuk kanë sjellë tronditje të sistemit, por përkundrazi i kanë shërbyer atij. “E tronditi duke i shërbyer,” thekson ai, duke përdorur gjithashtu tone ironike dhe personale në vijim të reagimit.

Kjo përplasje publike thellon ndarjet brenda Partisë Demokratike, në një moment kur opozita përballet me tensione të brendshme mbi drejtimin politik dhe strategjinë përballë qeverisë.

Postimi i Flamur Nokës: 

Ka 5 muaj nga mëngjesi në darkë që vetëm bën opozitarin e opozitës duke sulmuar Berishën dhe #PD. Asnjë gërmë e jo fjalë kundër Padronit Rama, ndërsa tani del e thotë se tronditi sistemin.  E tronditi duke i shërbyer

Nuk e mbajnë dot burgun burat me botoks e fillera.

Reklame