Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin kombëtar Librazhd–Elbasan, pranë zonës së Xibrakës, ku dy automjete janë përplasur fuqishëm me njëri-tjetrin.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip BMW X5 është përfshirë në përplasje me një mjet tjetër, ndërsa dyshohet se një shtetas i huaj ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.
Nga aksidenti raportohet gjithashtu për disa persona të plagosur, ndërsa në njërin prej mjeteve dyshohet se ka persona të mbetur të bllokuar.
Menjëherë drejt vendngjarjes janë nisur forcat e policisë, ambulancat dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për nxjerrjen e të lënduarve dhe normalizimin e situatës.
Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë aksident tragjik.













