Situata me krimin në vend është bërë alarmante, duke shtyrë Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike të kërkojë zhvillimin e një debati në Kuvend.

Në kërkesën e dorëzuar, PD i referohet raporteve ndërkombëtare, përfshirë raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili thekson pastrimin e parave nga krimi i organizuar përmes ndërtimeve dhe veprave publike.

Reklame

Kërkesa është firmosur nga deputetët: Klevis Balliu, Gazment Bardhi, Isuf Çelaj, Blendi Himçi, Klodjana Çapja, Fidel Kreka dhe Klit Hoti.

PD kërkon që Kuvendi të diskutojë urgjentisht situatën e rëndë me krimin e organizuar dhe ndikimin e tij në jetën ekonomike dhe politike të vendit.

Kerkese per mocion me debat per masat e marra nga qeveria ndaj krimit te organizuar

Reklame