Në përfundim të mbledhjes së Këshillit për Imunitetin dhe Mandatet, Taulant Balla sqaroi se qëndrimi i pesë anëtarëve të Partisë Socialiste është kundër kërkesës së SPAK për pezullimin e Ballukut.

“Masa e pezullimit është e mjaftueshme, – tha Balla, – dhe duhet respektuar prezumimi i pafajësisë për çdo qytetar, përfshirë edhe Ballukun.”

Reklame

Balla theksoi se procesi ka qenë i plotë dhe i drejtë, duke përfshirë shqyrtimin e Gjykatës Kushtetuese, dhe shtoi se pyetjet e deputetëve ndaj SPAK-ut dhe avokatëve kanë hedhur dritë mbi çështje themelore kushtetuese.

Ai njoftoi se pesë deputetët e PS nuk janë dakord me mënyrën se si SPAK ka propozuar pezullimin dhe se pas hartimit të raportit nga kolegu Manja, qëndrimi i grupit parlamentar do të formalizohet.

“SPAK nuk mund të anashkalojë Kuvendin dhe prezumimin e pafajësisë, – përfundoi Balla – masa e pezullimit është mëse e mjaftueshme.”

Reklame