Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ndaj deklaratave të ish-presidentit serb Aleksandër Vuçiç për protestat në Tiranë dhe kryeministrin Edi Rama.
Këlliçi e cilëson Ramën dhe Vuçiçin si autokratë, duke akuzuar kryeministrin shqiptar se ka dëmtuar interesat e kombit dhe të Kosovës, ndërsa shprehet se tashmë ka ardhur koha që Vuçiç t’ia kthejë nderin.
“Ashtu siç Edi Rama i ka qëndruar në krah në momente të vështira binjakut të tij, duke dëmtuar interesat e kombit dhe të Kosovës, erdhi koha që vëllau Vuçiç t’i kthejë nderin”, shkruan deputeti Belind Këlliçi.
Reagimi i plotë:
Ashtu siç Edi Rama i ka qëndruar në krah në momente të vështira binjakut të tij, duke dëmtuar interesat e kombit dhe të Kosovës, erdhi koha që vllau Vuçiç t’i kthejë nderin.
Autokrati i dorëhequr i Beogradit, vlerëson autokratin ende në detyrë në Tiranë dhe e qorton se është treguar i butë me studentët.
Të dy do kenë fund të njëjtë!
lexo edhe
“Je treguar i butë me protestuesit”/ Vuçiç mëson Ramën si të shtypë revoltën studentore (Video)
Rama: 191 policë të plagosur në protesta, bilanci ndryshe nga vendet e Europës













