Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në superstradën Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Gjadrit.
Në aksident janë përfshirë tre automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes, pesë persona kanë mbetur të plagosur.
Reklame
Paraprakisht, të plagosurit janë transportuar për ndihmë mjekësore, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe të Policisë.
Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Lexo edhe:
Aksident në hyrje të Elbasanit, autobusi del nga rruga dhe përplaset me tabelën e një karburanti
Aksident tragjik në Lezhë-Milot, humb jetën një shtetas nga Kosova, plagosen motra dhe djali i tij
Reklame














