Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak

112

Pas 17 vitesh, Kroacia ka vendosur të rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak, një vendim i miratuar të premten nga Parlamenti kroat me shumicë votash.

Ky hap bëhet në kuadër të përpjekjeve për të përforcuar mbrojtjen kombëtare përballë tensioneve dhe pasigurisë në arenën ndërkombëtare, duke përfshirë konfliktin e vazhdueshëm të Rusisë në Ukrainë.
Ministri i Mbrojtjes, Ivan Anusiç, gjatë seancës parlamentare theksoi se Kroacia po përballet me rritje të kërcënimeve të ndryshme, të cilat kërkojnë një reagim të shpejtë dhe efektiv nga i gjithë komuniteti.

Reklame

Shërbimi i detyrueshëm ushtarak ishte shfuqizuar në vitin 2008, një vit para se Kroacia t’i bashkohej NATO-s.
Rikthimi i tij synon rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të vendit dhe përgatitjen e qytetarëve për situata emergjente apo krize të mundshme.

Lexo dhe:

Lufta/ Shqipëria në listën serbe të vendeve të pasigurta

Përplasje e fortë Zagreb–Beograd: Milanoviç rrëzon akuzat e Vuçiç për sulm nga Shqipëria, Kroacia dhe Kosova

Reklame