Ndonëse Ergys Agasi u kap në makinën që drejtohej nga Uljan Shpataraku, pasi policia e kishte mbajtur nën vëzhgim që prej daljes nga një kompleks vilash që njihet si baza e Visit të Pojës, ish-zyrtari i Policisë ka pretenduar para hetuesve se nuk e njihte biznesmenin. Shpataraku mësohet se ka deklaruar se ai ka qenë në Durrës për shkak se ka pasur djalin sëmurë. Mëngjesin e 26 korrikut, ai ka pretenduar se është nisur drejt Elbasanit ku ka takuar dy miq. Në kthim, ish-efektivi Shpataraku pretendon se një person (Ergys Agasi) ia ka bërë me shenjë në rrugë për të ndaluar. Sipas tij, nuk e dinte së bëhej fjalë për Agasin dhe as nuk e kishte njohur, pasi ai ishte prezantuar me emrin “Berti” dhe se merrej me dyer alumini.
I pyetur se si ishte e mundur që një ish-efektiv nuk e kishte njohur Agasin, Shpataraku është përgjigjur:“Si mund ta njihja unë z. Agasi që ishte në kërkim kur z. Agasi ishte kur hipi në makinën time me mjekër, me kapele, me shapka.”
Megjithatë, sipas dosjes, në orën 11:59 Audi A6 që drejtohej nga Shpataraku është parë duke hyrë në kompleksin e vilave në Durrës ku policia kishte lokalizuar Agasin. Vetëm tre minuta më vonë, në orën 12:02, automjeti është parë duke dalë nga parkimi nëntokësor dhe në sediljen e parë të pasagjerit ndodhej Agasi. Makina është mbajtur nën vëzhgim drejt Elbasanit dhe është ndaluar në kthim pranë Plepave.
lexo edhe
Droni e kapi ‘mat’ duke marrë Agasin nga vila/ Shpataraku: Nuk kam ndaluar, ika direkt në Elbasan!














