Advertisement

Policia e Tiranës ka vijuar operacionin e koduar “Fati i Lojërave”, duke goditur një tjetër rast të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Gjatë aksionit u zbulua një lokal i përshtatur për zhvillimin e aktiviteteve të paligjshme me makineta dhe tavolina pokeri, ndërsa u arrestua administratori i subjektit.

Reklame

Sekuestrohen makineta dhe tavolina pokeri

Sipas policisë, në rrugën “Kajo Karafili”, në lokalin që administrohej nga shtetasi me inicialet F. K., 38 vjeç, u gjetën:

  • 4 makineta për lojëra fati
  • Tavolina për lojën Poker
  • Pajisje dhe sende të tjera që dyshohet se përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme

Në përfundim të veprimeve, 38-vjeçari u arrestua në flagrancë.

Kontrollet vijojnë

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare bëri me dije se kontrollet kundër lojërave të fatit do të vijojnë në ambiente dhe subjekte të tjera në kryeqytet.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Reklame