Advertisement

Niko Qarkaj, një prej të arrestuarve gjatë protestës së zhvilluar më 2 korrik në Tiranë, ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë ditës së sotme, teksa ndodhej në ambientet e Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, gjendja e tij ka bërë të nevojshme ndërhyrjen e ekipit të urgjencës mjekësore, i cili ka mbërritur në vend për t’i ofruar ndihmën e parë.

Reklame

Më herët është bërë e ditur se Qarkaj vuan nga epilepsia, ndërsa avokati i tij, si edhe protestues dhe aktivistë, kanë pretenduar publikisht se ai është dhunuar gjatë arrestimit dhe më pas gjatë qëndrimit në qeli.

Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet lidhur me këto pretendime, ndërsa pritet që institucionet përgjegjëse të sqarojnë rrethanat dhe gjendjen shëndetësore të të arrestuarit.

Tensione para Komisariatit nr.1, protestuesit dëbojnë Balliun, Kaprin dhe Muçin

Zbardhet lista e 21 protestuesve që do të përballen me masën e sigurisë

Reklame