Nga Korça drejt kufirit, Policia ndalon trafikun e 16 kg kanabis sativa

105

Pas një hetimi disa javor, të zhvilluar me metoda proaktive hetimore dhe nën drejtimin e Prokurorisë, Policia e Korçës ka finalizuar operacionin e koduar “Cross Border”, që kishte si objektiv goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Devoll.

Reklame

Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi J. B., 46 vjeç, banues në Korçë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi D. M., 37 vjeç, po nga Korça, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Vishocicë, Devoll, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin që drejtohej nga 46-vjeçari.
Gjatë kontrollit, në bagazhin e automjetit u gjet një çantë sportive që përmbante 15 pako të mbështjella me natriban, me peshë totale 16 kilogramë, me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa.

Nga hetimet paraprake rezulton se shtetasit J. B. dhe D. M. do ta trafikonin sasinë e lëndës narkotike drejt Greqisë.

Në kuadër të operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

16 kilogramë lëndë narkotike kanabis,

automjeti me të cilin transportohej droga,

dhe 1 aparat celular.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm, si dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme ligjore.

Lexo edhe:

Skandal me azilin/ Shqiptarët paguajnë 3 mijë € për dokumenta false të “firmosura” nga policia

Aksion në Korçë/ Largohen tregtarët nga aksi Korçë–Pogradec, përplasje me autoritetet

Reklame