Advertisement

Një ngjarje e dhunshme është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku TikTokerja Suada Muça është sulmuar fizikisht nga disa vajza. Sipas burimeve jozyrtare, sulmi dyshohet të ketë ndodhur për motive hakmarrjeje, pas një konflikti të mëparshëm në rrjetet sociale.

Raportohet se përplasja ka nisur pas ofendimeve dhe fyerjeve të publikuara nga Muça në drejtim të Xhemal Ukës, i njohur në rrjetet sociale me nofkën “Fire”. Konflikti verbal në TikTok ka degraduar më pas në dhunë fizike.

Reklame

Ky episod është pjesë e një fenomeni në rritje, ku përplasjet në rrjetet sociale, veçanërisht në TikTok, po shndërrohen në ngjarje kriminale në jetën reale. Vetëm pas këtij rasti, në Tiranë janë regjistruar edhe dy episode të tjera dhune të lidhura me konfliktet online.

Një prej tyre lidhet me plagosjen e Fabion Kuçit, i njohur si “Gucci”, i cili fillimisht ishte përfshirë në një debat verbal në TikTok dhe më pas u plagos me armë zjarri. Në dëshminë e tij në polici, ai ka deklaruar se konflikti kishte nisur nga sharje dhe fyerje në rrjetet sociale. Policia ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur në kërkim.

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Freskut, ku një 26-vjeçar është dhunuar me sende të forta. Për këtë rast, Xhemal Uka është shpallur në kërkim nga policia, i dyshuar për përfshirje edhe në dhunën ndaj Suada Muçës.

Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe për arrestimin e personave të përfshirë.

Reklame