Advertisement

Zbulohen detaje të reja nga dosja e SPAK për AKSHI-n.

Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme vihet re se si një grup personash me lidhje të forta në nivelet më të larta të pushtetit, dyshohet se përdorte një skemë të organizuar kërcënimi, presioni, por edhe pegmarrje për të përfituar nga tenderat dhe koncesionet publike.

Reklame

Këtij presioni nuk i ka shpëtuar as Damian Gjiknuri, në atë kohë ish ministër i Energjisë.

Sipas dosjes,  Ergys Agasi më 6 Mars 2019 komunikon me Alqi Bllako, lidhur me një “situatë” në të cilën dyshohet se  Gjiknuri “ishte bërë pengesë”.

“Nga përmbajtja e kësaj bisede, evidentohet se personi me emrin “labi”, është shtetasi Elgerti Bixha, për të cilin shtetasi Ergys Agasi do ta emërojë si administrator në një shoqëri private e cila ka fituar një koncesion me ministrinë e drejtuar në atë kohë nga ish ministri Damian Gjiknuri, i cili pretendohet se është bërë pengesë për realizimin e këtyre përfitimeve të paligjshme nga ana e shtetasve Ergys Agasi, Elgerti Bixha dhe Alqi Bllako. Në këtë komunikim, konkretisht në mesazhin e datës 06.03.2019, ora 21:54:43, shtetasi Ergys Agasi shprehet se: “Do ja q* robt do fusim cunatboastaj..” (do fusim çunat pastaj), çka nënkupton faktin se ai përdor lidhjet e tij me persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, për  të “hequr” këto pengesa”, thuhet në dosjen e SPAK.

Kjo rrethanë, sipas hetimeve lidhet dhe me pengmarrjen e Gerond Meçe, pasi ai gjithashtu si në rastin Damian Gjiknurit, kishte krijuar “pengesa”, nëpërmjet ankimimeve të shumta pranë KPP-së, për procedurat e prokurimit të zhvilluara pranë AKSH, duke nënkuptuar faktin se “modus operandi” i këtij grupi kriminal është i njëjtë.

“Në vijim të këtij arsyetimi, dyshimi i arsyeshëm në ngarkim të shtetasit Ergys Agasi, si organizator dhe pjesëmarrës i pengmarrjes së shtetasit Gerond Meçe, përforcohet dhe nga fakti se automjeti i përdorur për kryerjen e pengmarrjes, rezulton të jetë në pronësi të subjektit “Merkaj 3” sh.p.k., me nipt L31722005D, në pronësi të shtetasit Endri Merkaј”, thuhet në dosje.

Reklame