Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja maksimale të shitjes së naftës dhe benzinës në Shqipëri. Vendimi është marrë më 29 tetor 2026 dhe hyn në fuqi sot, në orën 15:00.

Sipas vendimit të Bordit, nafta do të shitet me pakicë me një çmim jo më të lartë se 212 lekë për litër, ndërsa benzina jo më shumë se 181 lekë për litër.

Reklame

Çmimet e reja të karburanteve

Sipas vendimit të publikuar nga Bordi i Transparencës, kufijtë maksimalë të çmimeve janë:

  • Nafta (gazoil): deri në 212 lekë/litër me pakicë dhe 200 lekë/litër me shumicë.
  • Benzina: deri në 181 lekë/litër me pakicë dhe 169 lekë/litër me shumicë.

Çmimet do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, kur mund të shqyrtohen ndryshimet e mëtejshme në treg.

Paralajmërim për subjektet që tregtojnë karburante

Bordi u ka tërhequr vëmendjen operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë për detyrimin që të zbatojnë çmimet e përcaktuara.

Sipas njoftimit, në rast se konstatohen shkelje, mund të vendoset pezullimi i aktivitetit të operatorëve përgjegjës.

Vendimi mbështetet në aktet ligjore për tregtimin e hidrokarbureve dhe në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16 shtator 2026, për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve.

Lexo edhe

Nafta bie në 213 lekë/litri, benzina në 194 lekë! Bordi cakton çmimet e reja

Nafta që “u bë” ujë në maune/ Dyshime për mashtrimin Shqipëri-Kosovë, a po heton SPAK?

Reklame