Advertisement

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të diele në aksin nacional Pogradec-Lin, në afërsi të fshatit Pojskë.

Sipas informacioneve paraprake, në ngjarje janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur për shkaqe që ende nuk janë bërë të ditura.

Reklame

Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Pogradecit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave që çuan në aksident.

Ndërkohë, pritet që në vijim autoritetet të japin më shumë detaje mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurve dhe shkaqet e përplasjes.

Reklame