E diel, 27 Shtator, 2026

Mister në Greqi, vritet në stallë shqiptari 42-vjeçar! Zhduket arma e krimit, tre persona merren në pyetje

82
Advertisement

Vrasja e një 42-vjeçari shqiptar në zonën e Bournias, në rajonin e Messinias në Greqi, vijon të mbetet e mbuluar me mister, ndërsa autoritetet greke kanë intensifikuar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sipas mediave greke, tre persona janë marrë në pyetje deri më tani, ndërsa policia konfirmon se arma e krimit, një çifte, ende nuk është gjetur.

Reklame

Forca të shumta policore kanë rrethuar zonën ku ndodhi krimi dhe po kryejnë kontrolle të imtësishme, ndërsa hetuesit po mbledhin prova materiale që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorit.

Gjithashtu, po verifikohen edhe pamjet e kamerave të sigurisë nga bizneset përreth, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Sipas burimeve hetimore, nuk përjashtohet mundësia që viktima të ketë pasur konflikt me pronarin e stallës ose me ndonjë punonjës tjetër.

Trupi i pajetë i 42-vjeçarit shqiptar u gjet brenda një stalle nga një çift që e kishte strehuar përkohësisht viktimën, konkretisht një 47-vjeçar shqiptar dhe një grua greke 50-vjeçare.

Ngjarja ka tronditur zonën, ndërsa policia po vijon hetimet për të zbuluar autorin dhe motivet e kësaj vrasjeje misterioze.

Reklame